Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ky është momenti kur dy autorët e dyshuar të vrasjes së 19-vjeçarit Erjon Xhenje mbrëmjen e 18 Shtatorit në Shkodër largohen nga vendngjarja.
Tv Klan ka siguruar foton ekskluzive nga kamerat e sigurisë në afërsi të lokalit ku u vra i riu. Siç shihet në pamje autorët kanë qenë të dy me kasketa, ndërsa personi në ulësen e pasagjerit dyshohet se është Bajram Çekorja.
Ky i fundit tashmë është shpallur në kërkim dhe dyshohet se është personi që ka qëlluar ndaj 19-vjeçarit Xhenje. Ndërkohe bashkëautori i tij i cili drejton motorçikletën ende nuk është identifikuar nga policia.
Pasi u larguan nga vendngjarja të dy autorët dogjën motorçikletën dhe armën e përdorur në krim në lagjen ‘Guerrile’. Pikërisht këto prova si dhe dhjetra pamje filmike të https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistruara nga grupi hetimit çuan policinë në identifikimin e njërit prej autorëve.
Hakmarrja është pista kryesore e ekzekutimit dhe sipas burimeve vrasja e të riut është pjesë e një zinxhiri krimesh të ndodhura në qytetin verior. Këtë pistë e ka pohuar dhe nëna e viktimës e cila ndër të tjera ka deklaruar se fatkeqësia e djalit të saj 19-vjeçar ishte që kushërinjtë e tij janë me precedentë penal.