
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Kanë dalë të tjera pamje nga ngjarja e mbrëmshme ku një grup efektivësh të Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhunë ndaj 5 të rinjëve në momentin e shoqërimit të tyre në komisariat.
Në pamjet e tjera të publikuara, shihet teks një efektiv godet me grusht në kokë njërin nga të rinjtë që po shoqëronte, ndërsa kolegu i tij, e godet pas tij me shkop gome po në kokë.
Ngjarja ka ndodhur në një ambient në rrugën “Naim Frashëri”, ku të rinjtë shqetësonin banorët, me zhurma, dhe këta të fundit kishin njoftuar Policinë.
Sipas policisë, të rinjve u është kërkuar të largohen, por s’i janë bindur urdhrit. Efektivët kërkuan përforcime, sipas tyre pas rrahjes së dy kolegëve.
Me ardhjen e furgonit të dytë, të rinjtë janë arrestuar me shkelma dhe grushte kokës dhe pjesë të ndryshme të trupit.
Për rastin ka nisur edhe një hetim brenda policisë, burime për VoxNews thanë se mes djemve të dhunuar është edhe djali i Shemsi Prençit, 17-vjeçari Kevin Prençi.