
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët

Prej rreth një ore ka nisur protesta e Partisë Demoktike para Kryeministrisë, ku të pranishëm janë Sali Berisha, Ilir Meta dhe mbështetësit e PD dhe Partisë së Lirisë.
Më poshtë janë dhe pamje me dron që tregojnë pjesëmarrjen e qytetarëve të thirrur nga Sali Berisha.


Për mbarëvajtjen e protestës do të jenë të angazhuar 1000 efektivë të policisë.
Nga ana tjetër në gatishmëri do të jenë edhe forcat FNSH. Sakaq Kryeministria është blinduar, ndërsa shtyllat janë lyer me graso që protestuesit mos ngjiten në shtylla dhe të dëmtojnë kamerat e sigurisë.