Dashamir Shehi zbulon formulën: Ja si mund të bashkohet opozita

Jil
Jil
2 Min Read

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur rreth sesionit të ri parlamentar. I ftuar në “Radarin infromativ” Shehi shprehet se ka nëj formulë që opozita e përçarë të bashkohet.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sipas Shehit, opozita duhet të bëjë një skaletë politike se si do të sillen në parlament, në rrugë dhe në media. Ai tha se për momentin e vetmja formulë bashkimi është se deri në zgjedhjet lokale të shoihin si kundërshtar vetëm qeverisjen socialiste dhe Edi Ramën.

Unë shpresoj që të kemi gjëra të reja. Ne opozitë jemi, vbazhdimësia e muajvge të mëparshme do të jetë, opozita ka nevojë të rinovohet. Që do të thotë që nga këtu deri tek zgjedhjet lokale të vëmë një skaletë politike, se çfarë do të bëjmë brenda parlamentit të Shqipërisë, ku duhet të fokusohemi më shumë. E dyta që është pjesa jashtëparlamentare, protesta. E treta si do përfaqësohemi mediatikisht, e katërta kush janë njerëzit me të cilat do të hyjmë në zgjedhjet lokale. Këto janë temat kryesore.

Shoh një përkushtim të madh, shoh një pakënaqësi të madhe popullore, i duhet dhënë një formë politike. Nga kjo pikëpamje nuk jemi në momentin më të mirë, ka paqartësi brenda blloku opozitar, kush po na udhëheq, a kanë interesi politike këta njerëz.

Alternativa ka plot. Kush janë? Ideja ime është që e vetmja formulë që opozita të bashkohet ose të qëndrojë si trup opozitar është që brenda kësaj formule së formulës opozitare, ajuo që e bashkon të jetë lufta kundër qeverisë socialiste dhe Edi Ramës. Kjo është e vetmja mënyrë. Vija mbi të cilën të qëndrojmë të gjithë jemi kundër Ramës, pastaj mbi këtë vijën e emëruesit mund të rrijë Berisha, Meta, Shehi etj, edhe duke patur probleme me njëri-tjetrin. Kjo është e vetmja mënyrë të paktën deri në zgjedhjet lokale”, tha Dashamir Shehi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *