Dea Mishel: Luizi ka frikë nga unë…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

‘Debati mes Deas dhe Luizit mbrëmjen e kaluar, ishte një nga bisedat më të përfoluara ditën e sotme në shtëpi.

Duke folur me Oltën dhe grupin e saj, Dea u shpreh se Luizi ka frikë prej saj, sepse e tremb fakti që ajo nuk del nga vetja.

Sipas Deas, Luizi e humbi komplet mbrëmë, kur pa që ajo ishte shumë gjakftohtë dhe nuk reagoi fare.

Ajo shtoi se Luizi thjesht përpiqet t’i nxjerrë njerzit nga vetja dhe se ai nuk ka më aleanca brenda shtëpisë.

Banorët diskutuan edhe për Diolën. Sipas Oltës, ajo është tërhequr komplet nga loja dhe se në fillim ka qenë shumë aktive.

Dea Mishel: Luizi ka frikë nga unë…

Dea Mishel u ndje e kërcënuar mbrëmjen e kaluar nga Luizi, pasi ai foli me tone të ashpra për zgjedhjen e saj, që dërgoi në nominim atë, Kiarën dhe Efin.

Dea tha se dje u tremb shumë nga sjellja e Luizit.

Duke folur me Oltën dhe Tean, Dea tha se Luizi nuk është burrë që përdor atë ton zëri me një vajzë. Aq më tepër sipas saj, kur është burrë i madh.

Dea shtoi se nëse ai do ishte i vogël do e justifikonte sjelljen e tij.


Dea dhe Olta gjithashtu komentuan edhe lojën e Luizit brenda në shtëpi tani që nuk është Efi.

Dea tha se atë nuk e sheh aspak pozitiv, që çdo ditë e më shumë do bëhet më pak interesant dhe se ka karakter shumë të dobët.

Olta nga ana tjetër, u shpreh se ai pa Kiarën do bëhet shumë agresiv dhe do vetë-shkatërrohet./tch

Scroll to Top