JiL.al - Jeto i Lumtur

Debati Luiz-Maestro, ironizon Efi: Krimb që zvarritet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Anën e kujt mban Armaldo brenda “BBV”? Kjo është pyetja që kanë të gjithë, pasi ai gjithmonë ka qenë njëherë me Luizin dhe njëherë me Oltën.

Tani që Luizi e ka ndërprerë plotësisht marrëdhënien me të, ai duket se është “strehuar” te Olta. Mirëpo, edhe kjo e fundit u shpreh se me të nuk është.

Në lidhje me lojën e Armaldos së fundmi ka komentuar edhe Efi, e cila mban anën e Luizit, sigurisht.

Me anë të një story në Instagram, ajo e ka paralelizuar Maestron me një “krimb”, duke e thumbuar se po vazhdon aty duke u “lëpirë dhe zvarritur”.

Më herët Luizi i bëri të ditur Maestros se është personi më me fat në shtëpi pasi nuk është ngacmuar nga ai. Nëse do kishte ndodhur, Luizi tha se Maestro do kishte bërë valixhet gati e do ishte larguar nga shtëpia e ‘Big Brother Vip Albania’.

-640-0-whatsapp-image-2023-02-25-at-21031-pm-1-300x434-1677367127.jpeg
Scroll to Top