“Deizi Arapi qeshte”/ Marsel Buçi denoncon publikisht shefin e krimeve të Devollit: Ishte i dehur, më rrahu

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Marsel Buçi ka denoncuar publikisht ditën e sotme shefin e krimeve në komisariatin e Devollit Pashko Syziu, pasi sipas tij e ka dhunuar në zyrë.

34-vjeçari tha se gjatë kohës kur ishte marrë në komisariat, Syziu ishte i dehur dhe e kishte dhunuar në çdo pjesë të trupit të tij. E pranishme në komisariat gjatë momentit të dhunimit ishte dhe gangsterja e Bilishtit, Deizi Arapi e cila sipas Buçit po qeshte.

Po këtë herë çfarë ndodhi? Deizi Arapi shoqërohet sërish në komisariat, e pëson keq dhe shefi i krimeve në Devoll

Buç dhe Arapi kanë pasur disa konflikte më herët, teksa kanë akuzar njëri-tjetrin se kanë djegur makinat përkatëse.

‘Mbrëmë kam dalë nga shtëpia të pija një kafe. Në atë moment kalon Deizi Arapi kthej kokën dhe më ofendon e më shan. I shkoj pranë dhe i them, moj vajzë mos më shaj se më vjen zor të dal në rrugë.

Kam vënë në dijeni shefi e krimeve më ka thënë që nuk kemi mundësi nuk kemi ligj që thotë të dënojmë njerëzit për ofendim. Më kanë thirrur në komisariat dhe më ka dhunuar ku të mundej, me grushte me shkelma.

Nga zhurmat erdhi një polic, që më ndihmoi se vetë nuk mundesha t’i shmangesha. Në zyrë ka qenë edhe Deizi Arapi, hargalisej e qeshte. Ndihem keq.

Më ka dhunuar në pjesën e gjoksit, në kokë, ishte i dehur, vinte era alkool, i thosha mos më godit të lutem reflekto. Nuk më linte të flisja e të shpjegohesha më ka goditur.

Më pas ka ardhur avokati im, në atë moment është qetësuar situata, kama shkuar në drejtori dhe e kam kallëzuar shefin e krimeve në Devoll. Nuk di çfarë të them tjetër. Jam në një situatë të vështirë.

Ata mund të hetojnë por jo me dhunë. Është e disata herë që shoqërohem në komisariat, unë jam ankuar po nuk më kanë dhënë zgjidhje.

Pyetje: Po arrestimi i dy vëllezërve? 

Nuk e njoh djalin nuk kam patur konflikt, me atë po merret shteti unë nuk kam ide. Nuk kam akuzuar njeri, mua vetëm Deizi më ka kërcënuar më ka thënë do të djeg makinën dhe do të djeg kalamajtë.

Unë dua qetësinë time, të fëmijëve, ndihem i kërcënuar, nuk ka drejtësi nuk më ndihmon njeri. Jam në situatë të vështirë.’- tha Buçi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *