Deklarata bombë e Agron Shehaj: Edi Rama ka tentuar ekzekutimin e…

Jil
Jil
3 Min Read

Në emisionin “Open” në Neës24 me gazetaren Eni Vasili, po diskutohet mbi çështjen McGonigal dhe pasojat që kjo ka sjellë në politikën në vend.

I ftuar në studio, deputeti Agron Shehaj ka deklaruar se bllokimi i foltores për dy javë rresht në Kuvend ka qenë i justifikuar pasi ishte e vetmja mënyrë për të fituar të drejtën e debatit me kryeministrin në lidhje me skandalin.

Ai u shpreh se pas pranimit të debatit, vendimi i arrë sot në lidhje me përjashtimin e disa deputetëve për shkak të bllokimit të foltores është i pakuptimtë.

Shehaj ka akuzuar kreun e qeverisë së ka tentuar që nëpërmjet ish-zyrtarit të larë të FBI, ka tentuar ekzekutimin e opozitës, shkak për të cilin e sheh të legjitimuar kërkesën e saj për krijimin e një komisionin parlamentar për hetimin e kësaj çështjeje.

“Rama ka shmangur debatin deri sot ky është fakt. U deshën tre javë që ai të pranonte të vinte në Kuvend për të folur mbi çështjen, na u desh të bllokonim 2 herë foltore për të fituar këtë të drejtë themelore. Duket sikur Taulant Balla po na bën një lëshim, ndërkohë që në Rregullore është e drejta jonë të debatojmë në Parlament.

Nëse bllokimi i foltores, po vendimi për pezullimin e deputetëve ç’kuptim ka, sepse paskan pasur të drejtë, mundësuan këtë të drejtë që duhej të na garantohej. Mënyrat paqësore nuk dhanë rezultat.

Çështja është , kërkesa për debat është një kërkesë elementare, sidomos në raste të tilla të jë skandali që përfshin kryeministrinë vendit, ku është lajmi kryeso në mediat më të mëdha ndërkombëtare dhe Kongresi amerikan është përfshirë në zbulimin e çështjes. ne jemi ende me debatin duhet apo jo të debatojmë.

Kryeministri ka detyruar të ekzekutojë opozitën dhe për këtë ka përdorur një zyrtar të lartë të FBI. Për një gjë të tillë duhet të japë shpjegime, t’i jepet mundësi opozitës për të drejtën kushtetuese që të ngrihet një komision hetimor për të hetuar çështjen.
Sepse nëse opozita ka të drejtë të hetojë për diçka, e drejta lind kur tentohet të ekzekutohet ajo”, ka deklaruar ai.SHQIPERIA IME

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *