Deklarata ‘bombë’ nga amerikana: Ja kush e autorizoi vrasjen e vajzës së “trurit të Putinit”

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

nteligjenca e Shteteve të Bashkuara beson se qeveria ukrainase autorizoi sulmin me bombë, në afërsi të Moskës, në muajin gusht ku mbeti e vrarë Daria Dugina, vajza e nacioanalistit rus Aleksandër Dugin.

Shtetet e Bashkuara nuk morën pjesë në sulm, as duke ofruar inteligjencë apo ndihmë tjetër, thanë zyrtarët për New York Times.

Zyrtarët amerikanë u shprehën gjithashtu se nuk kishin dijeni nga operacioni dhe se do ta kishin kundërshtuar vrasjen po të ishin pyetur.

Më pas, zyrtarët amerikanë i kritikuan zyrtarët ukrainas për vrasjen, thanë ata. Zyrtarët e inteligjencës amerikane shqetësohen se vrasja e Daria Dugin mund të shkaktojë tensionimin e konfliktit.

Ukraina mohoi përfshirjen në vrasje menjëherë pas sulmit dhe zyrtarët e saj të lartë e hodhën poshtë vlerësimin e inteligjencës amerikane.

“Rusia nuk është hakmarrë për vrasjen, Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se sulme të tilla, kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në fushën e betejës dhe mund të provokojnë Moskën të kryejë sulmet e veta kundër zyrtarëve të lartë ukrainas.

Zyrtarët amerikanë kanë qenë të irrituar me mungesën e transparencës së Ukrainës në lidhje me planet  saj ushtarake dhe të fshehta”, shkruan NYT.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *