JiL.al - Jeto i Lumtur

Del autopsia për 17-vjeçarin shqiptar që vdiq natën e Vitit të Ri në Itali

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Flakët që përfshinë godinën dhe tymi i madh ka qenë shkaku i vdekjes së 17-vjeçarit shqiptar, Ledjan Imeraj në Itali, i cili vdiq natën e ndërrimit të viteve, pasi qendra e të miturve u përfshi nga zjarri.

Këto janë konstatimet paraprake të dala nga autopsia e kryer nga mjeku Carlo Moreschi. Mjeku raportoi rezultatet e para në Prokurorinë Publike dhe raportin përfundimtar do ta dërgojë në javët e ardhshme.

Karabinierët e Compagnia di Udine kanë intervistuar tashmë fëmijët dhe operatorin e pranishëm në momentin e zjarrit dhe kanë marrë të gjithë dokumentacionin në lidhje me qendrën për të mitur nga Bashkia, përfshirë autorizimin për të funksionuar.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Me rëndësi thelbësore për hetimet do të jetë vlerësimi i ndërtesës në via Campoformido, që i është besuar inxhinieres Federica Angeli.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa operatori 44-vjeçar, i cili ndodhet në spital mund të japë detaje që do të çojnë në zbardhjen e vërtetë të ngjarjes.

“Klienti im, thotë avokati Maurizio Landelli, mund të shkojë në shtëpi brenda javës. Ai është gjithnjë e më i tronditur dhe i vjen keq dhe po përjeton vazhdimisht makthin e ngjarjes”.

Scroll to Top