Del foto e 30-vjeçarit që qëlloi në Vlorë, momenti kur e ëma tërheq 30-vjeçarin me armën në dorë

Jil
Jil
1 Min Read

Në foton e mëposhtme është 30-vjeçari Aurel Liçaj, i cili qëlloi mesditën e sotme me armë zjarri në ajër në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

Ai shfaqet menjëherë pasi ka qëlluar, teksa siç shihet në dorën e djathtë mban pistoletën ndërsa e ëma e tërheq nga krahu.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Liçaj është konfliktuar me disa persona tek një lokal, teksa burime bëjnë me dije se i riu pretendonte se ata i kishin bezdisur nënën e tij. Pas debatit verbal, i riu ka qëlluar me armë në ajër.

Autori kishte pak ditë që ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe sipas policisë kishte shkuar tek lokali tjetër dhe kishte bërë fjalë me pronarët duke i thënë: “Pse ma keni bezdisur mamanë”. Këtu ka qenë e gjithë zanafilla e ngjarjes.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se deri më tani janë shoqëruar 7 persona, por autori nuk është kapur ende.

Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar.

 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *