JiL.al - Jeto i Lumtur

Del FOTO e Jeton Lamit/ Ish-agjenti i forcave operacionale, akuzohet se shoqëroi Ervis Martinajn

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Del fotoja e ish agjentit të forcave operacionale, Jeton Lami të arrestuar pasi akuzohet se ka shoqëruar dhe eksportouar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj gjatë kohës që ka qenë në kërkim nga policia.

Jeton Lami u arrestua më 24 gusht 2022, me urdhër të prokurorisë së Laçit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe në asnjë moment, nuk ka pranuar të flasë rreth fatit të Ervis Martinaj dhe shoqërimit të tij me këtë person që kërkohet prej 4 muaj nga prokuroria e posaçme SPAK. Jeton Lami u arrestua me vendim gjykate ndërsa aktualisht mbahet në burgun e Shënkollit.

Policia zbuloi se dy njerëzit e fundit që kanë shoqëruar Ervis Martinaj në datën 7 dhe 8 Gusht 2022, kanë qënë punonjësi i policisë Jeton Lami dhe një vajzë.

Rreth orës 18:30 të pasdites së 8 gushtit 2022, Martinaj ka dalë nga ambjentet e një pallati që ndodhet pas një qëndre tregtare në zonën e “Zogut të Zi” dhe më pas ka hipur në makinën tip “Audi A8”.

Sipas burimeve të policisë kriminale që po heton rastin e zhdukjes së Martinaj, silueta e tij është kapur nga një kamera afër këtij lavazhi në Tiranë.

Pamjet filmike të sekuestruara nga policia, tregojnë Martinajn që shfaqet duke ecur me shpejtësi, ndërsa mbante syze të errëta dielli.

Burimi https://lajmifundit.al/

Scroll to Top