Dëmet nga përmbytjet në Kosovë, organizohet donacion live, Mozzik ofron 20 mijë euro

Jil
Jil
1 Min Read

Kosova u prek javet e fundit nga permbytje masive me deme te medha ne disa zona te saj.

Në Prishtinë u organizua live një donacion për mbledhjen e fondeve për ndihmë të qytetarëve që u preken nga përmbytjet.

Shumë personazhe publike kanë ofruar mbështetjen e tyre në ndihmë të familjeve që kanë pësuar dëmë materiale nga përmbytjet

Në këtë program që po shfaqet live në shumicën e televizioneve në Kosovë, të pranishëm për të pranuar telefonata dhe donacione janë Leonora Jakupi, Mozzik, Mc Kresha, Lyrical Son, Remzije Osmani, Hekuran Krasniqi, Ana Kabashi, Fatos Kryeziu,  Osman Azemi .

Në një moment Mozzik ka bërë një gjest shumë human, duke ofruar shumën e madhe prej 20 mijë eurosh për banorët e prekur nga vërshimet.

Mozzik theksoi se kjo shumë shkon nga ai dhe familja e tij në ndihmë të këtyre qytetarëve që sot kanë nevojë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *