Denoncoi shefat dhe prokurorin/ Historia e ish-inspektores së shkarkuar që pret drejtësi…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 57-vjeçare me profesion veterinere, e ka kthyer në kazus padinë kundër prokurorisë, të cilën e akuzon se nuk hetoi sikurse duhet zyrtarët që e shkarkuan nga detyra duke i përpiluar fakte të falsifikuara.

Sose Buçpapaj ishte me detyrë inspektore pranë AKU në Kukës deri në 2014 kur ajo u shkarkua, një çështje për të cilën kërkoi hetime ndaj katër eprorëve të saj. por për 4 vite dosja penale u qarkullua në prokuroritë Kukës, Tropojë , Kurbin dhe në Shkodër dhe në fund hetimet ndaj zyrtarëve u mbyllën me pafajësi. kur gruaja e humbi shpresën për të vënë drejtësi edhe në apelin e Shkodrës, ajo kallëzoi prokurorin e radhës Elvin Gokaj për shpërdorim detyre, një çështje kjo që së fundmi u kthye në odise gjyqësore.

Në dokumentet që disponon Top Channel, Gjykata e Apelit në Tiranë e cila kishte kërkuar veprime shtesë hetimore vendosi pushimin e hetimeve ndaj prokurorit Gokaj duke shtuar se sipas ligjit qytetarja mund ta vazhdojë kërkimin e drejtësisë në Gjykatën e Lartë.

Prokurori për të cilin u krye padia aktualisht mban detyrën e prokurorit të Posaçëm në SPAK
Gjykata e apelit i thotë qytetares se prokurori Gokaj kishte kryer rekurs mbi vendimin e pafajësisë që dhanë gjykatat por çështja për zyrtarët që e larguan nga puna vazhdon të presë në gjykatën e lartë
Stend up Anila .. gjykata thotë me tej se në kushtet kur prokurori Gokaj nuk ishte prokuror i hetimit, por përfaqësoi akuzën në apel, ai nuk kishte asnjë mundësi të zhdukte prova.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top