Deputetja e PL ironizon hapur kryeministrin: Edi Rama do japë urdhër që finalja e Big Brother të bëhet…

Jil
Jil
2 Min Read

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama duke folur për përfshirjen e tij në skandalin McGonigal.

Kryemadhi u shpreh se Rama është i gatshëm të bëjë çdo gjë që të heqë vëmendjen nga vetja. Ajo tha se shqiptarët nuk duhet të çuditen nëse Rama do të japë urdhër që finalja e Big Brother Vip të bëhet një ditë para zgjedhjeve në mënyrë që votuesit të qëndrojnë të mbërthyer para ekranit.

“Mos u çudit kur të kesh finalen e Big Brotherit me 13 Maj një ditë para zgjedhjeve me urdhër të Edi Ramës. Që të rrinë shqiptarët të shohin Big Brother”, deklaroi ajo.

Kryemadhi foli edhe per qirinjtë e ndezur para kryeministrisë në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.

“Të merret njëherë me viktimat e tërmetit të Shqipërisë se i ka lënë akoma jashtë. Mendoj të sjellim një metodë tjetër të denoncimit politik me fakte”, u shpreh ajo.

“Ky paska qenë guvernatori i rublës. Ka tani tre javë që është zhdukur. I ka ikur zëri. Në çdo argumentim që Rama mundohet me makinën e propagandës e ka të kotë. Kësaj nuk i shpëton dot askush edhe të jetë presidenti i SHBA.

Mund të përdorë imunitetin diplomatik për momentin por e ka shumë të vështirë sepse dashje pa dashje gjërat do të jenë si pasqyra, të depërtueshme për t’u parë nga njerëzit. Unë e thashë edhe dje në parlament që do të dalin jo 225 mijë dollarë por miliona lekë të paguara nga Edi Rama.

Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të jetë pjesë e BE. Çdo pozicionin që Edi Rama i bën Shqipërisë është për ta mbajtur larg Bashkimit Europian”, u shpreh deputetja e PL.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *