DËSHMIA/ “Kam vendosur të bashkëpunoj”- Rozeta Dobi ‘fundosi’ ish-këshilltaren e Ramës, ja kërkesa që bëri ajo për prokurorinë: Më sillni…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore dhe dëshmia e Rozeta Dobit, pastrueses që fundosi ish këshilltaren në Kryeministri Alda Klosin, e cila aktualisht ndodhet pas hekurave e akuzuar për tre vepra penale.

Rozeta Dobi mësohet se ka vendosur së fundmi të bashkëpunojë me drejtësinë dhe iu ka kërkuar oficerëve të policisë gjyqësore që t’i caktohet një avokat kryesisht nga shteti dhe nuk do të mbrohet nga dy avokatët që i ka zgjedhur familja, bën me dije gazetarja Klodiana Lala.

“Kam vendosur të bashkëpunoj” ka thënë ajo duke rrëfyer më pas të gjithë historinë deri në momentin kur vendosi sipas saj të inskenojë vjedhjen në shtëpinë e Alda Klosit.

“Në vitin 2018 kam nisur punë si pastruese në shtëpinë e Alda Klosit kur ajo punonte si drejtoreshë koncensionesh në Ministrinë e Financave, banonte tek Mozaiku i Tiranës.

Fillimisht në një moment kur vajta në shtëpinë e saj gjeta mbi krevat të mbuluara me batanije para në lekë dhe në europ. I mora dhe i sistemova në një sirtar në dhomën e saj dhe më pas e telefonova për ti konfirmuar Aldës ku i kisha vendosur paratë.

Kam lëvizur dhe në shtëpitë e tjera të saj dhe kam parë që gjatë gjthë kohës lëviznin shuma të mëdha parash. Alda Klosi ka dhe disa banesa të tjera, një të ndërtuar në truallin e prindërve të saj, një që e kishte prenotuar te Kodra e Diellit dhe një në Kombinat. Tek këto banesa nuk kam shkuar por i di se kam punuar gjatë.

Në dhjetor 2022 Alda Klosi më kërkoi që t’i merrja paratë dhe t’i ruaja për shkak të problemeve që kishte me bashkëshortin”, ka deklaruar Rozeta Dobi, sipas gazetares Klodiana Lala.korrieri

Scroll to Top