Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një aksident i frikshëm në Bronks të Nju Jorkut i mori jetën disa ditë më parë një 59-vjeçareje me origjinë shqiptare.
Më herët u bë me dije nga mediat vendase se Paulina Nrecaj, humbi jetën pasi u godit nga një Lexus SUV gri përpara shtëpisë së saj në Bronxdale Ave, në orën 18:30 të së premtes.
Makina, e cila kapërceu bordurën, e përplasi atë në një gardh metalik.
Ndërkohë, së fundmi kanë dalë dhe pamjet e rënda ku Nrecaj shihet teksa është përplasur nga mjeti dhe ka përfunduar në kangjellat pranë rrugës.
Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi më datën 9 ku Paulina Nrecaj u përplas për vdekje nga një mjet përpara shtëpisë së saj në Bronxdale Ave.
Ajo u dërgua në Spitalin Jacobi, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.