JiL.al - Jeto i Lumtur

Detaje nga aksidenti i autobusit/ Viktimë një 41-vjeçar shqiptar, 8 të tjerë në spital, shoferi në gjendje të rëndë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që është shënuar gjatë orëve të natës në Kroaci, ku u përplas një autobus me targa shqiptare.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 23:43 në autostradën A-1, në drejtim të veriut, në afërsi të kryqëzimit të Brinjës. Policia kroate bën me dije se autobusi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një barrierë, më pas është përmbysur.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë një 41-vjeçar shqiptar, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë edhe soferi i autobusit, shtetas shqiptar 58-vjeçar. Po ashtu nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dhe 7 pasagjerë të tjerë që ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve..shqip-lajme

Scroll to Top