Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Sarandë ku humbi jetën 41-vjeçari Klodian Bakia, pasi u godit me thikë në zemër nga 24–vjeçari Xhanelo Tarja.
Një vend parkimi është bërë shkak për një konflikt që përshkallëzoi në tragjedi në Sarandë.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Mësohet se Klodian Bakiaj, i cili mbeti i vdekur pasi mori dy goditje me thikë në kraharor, kishte parkuar makinën para restorantit ku punonte Xhan elo Tarja.
24-vjeçari punonte si kamarier në restorant dhe nisi të debatonte me viktimën për lirimin e vendit të parkimit. Pas konfliktit ai e goditi dy herë me thikë.
Vrasja ka ndodhur brenda ambienteve të hotelit në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Bakiaj u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas, si pasojë e dëmtimeve me mjete prerëse ka ndërruar jetë, në spitalin e Sarandës, ju informojmë se:
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 24 vjeç, banues në Laç.
Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
burimi lajmifundit.al/