Detaje nga vrasja në Shkodër, 19-vjecari u qëllua brenda në lokal

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Mbremjen e sotme në Shkodër, është ekzekutuar 19-vjeçari i identifikuar si Erjon Xhenje.

Lajmet e fundit tregojne se ora shënonte 20:10 kur i riu u qëllua me armë zjarri teksa ishte duke pirë kafe në një lokal pranë kryqëzimit të Kirasit, në zonën e njohur si ‘Rruga e Gjerë’.

Autorët që po lëviznin me motoçikletë qëlluan me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend.

Trupi i viktimës u mor nga autoambulanca pasi qëndroi për rreth 30 minuta në brendësi të lokalit.

Detaje nga vrasja në Shkodër, 19-vjecari u qëllua brenda në

Policia beri me dije se eshte në kërkim të autorëve që dyshohet të jenë larguar përmes rrugicave dytësore.

Rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes, në lagjen ‘Guerile’ është gjetur duke u djegur motoçikleta së bashku me armën e zjarrit që dyshohet se i përket autorëve. 

Menjëherë pas të shtënave me armë, e gjithë zona është e rrethuar nga forcat e policisë dhe grupi hetimor.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *