(DETAJE TE REJA) Anija e dyshuar me drogë në Durrës, efektivët mbledhin kamerat e sigurisë, pritet që…

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Të paktën 30 persona janë shoqëruar në Polici në lidhje me anijen e ndaluar në Qerret mbrëmjen e së shtunës, ku dyshohet se kishte sasi lënde narkotike.

U raportua se pas kontrollit policor, ka rezultuar se në kontejnerin me banane mungonin disa arka, të dyshuara të mbushura me lëndë narkotike.

Policia pritet të japë një version zyrtar në lidhje me ngjarjen, për të zbuluar itinerarin e anijes së sekuestruar dhe të gjithë skemën e ndodhur.

 

Në ndihmë të policisë do të jenë kamerat e sigurisë në perimetrin e portit, që do të bëjnë të mundur zbulimin dhe lëvizje e autorëve të dyshuar.

Duke iu referuar burimeve, raportohet se ka dyshime që hapja e kontejnerit është bërë para se të kalonte në filtrin e policisë dhe skanerit.

Policia dyshon se brenda kontejnerit mund të ketë pasur lëndë narkotike. Shoqërimet janë bërë gjithë natën.

Duke qenë se porti është i pajisur nga kamerat e sigurisë, aktualisht po analizohen pamjet për të parë se kush ka ndërhyrë në mjet../jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al/

 

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *