Detaje të reja kanë dalë nga atentati i një nate më parë në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi.
Sipas burimeve automjeti i autorëve ka qëndruar për rreth 10 minuta në rrugën përballë rrugicës së pallatit ky jetonin dy personat të cilët ishin fqinj me njëri tjetrin.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Sapo makina e shënjestrave është afruar për të hyrë në rrugën e pallatit kanë dalë dy atentatorët dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të makinës. Në timon ishte 28-vjeçari, i cili ishte punësuar si shofer nga biznesmeni Brahimi.