Detaje të reja nga vrasja e çiftit Muskurti në Tiranë

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Policia gjen pistoletën e autorit të dyshuar të vrasjes që ekzekutoi vëllain dhe kunatën

Dyqani në rrugën “Islam Alla” në Tiranë në pronësi të familjes Muskurti është sot i mbyllur. Alban dhe Nora Muskurti u vranë dje me armë zjarri.

Autori i dyshuar Arsen Muskurti, sipas kamerave të sigurisë që tashmë janë bërë publike, hyri brenda agjencisë së udhëtimit dhe qëlloi për vdekje me pistoletë vëllain e tij dhe kunatën. Më pas u largua qetësisht.

Disa orë më vonë, ai u arrestua nga forcat e policisë.

Gazetari i Klan News Besar Bajraktari ka mësuar se pas marrjes në pyetje, autori i dyshuar Arsen (Hamza) Muskurti u ka treguar hetuesve edhe rrugën se ku e kishte hedhur armën pistoletë me të cilën vrau vëllain dhe kunatën.

Arma është gjetur nga policia dhe është sekuestruar.

Sikurse është bërë publike edhe në rrjetet sociale të autorit, por edhe sipas burimeve të policisë, mendohet se dy vëllezërit kanë patur probleme me njëri-tjetrin për pronësinë e dyqanit.

Çifti Alban dhe Nora Muskurti, përkatësisht 44 dhe 33 vjeç, do të përcillen për në banesën e fundit. /tvklan.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *