JiL.al - Jeto i Lumtur

Detaje të renda për Gerti Shehun/ 5 vite më parë plagosi rojen për pultin e televizorit, e la 9 ditë pa ndjenja

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Detaje të rënda janë bërë publike ditën e sotme lidhur me agresorin që sulmoi kreun e PD, Sali Berishën.

Gerti Shehu, 31-vjeçari, i cili goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa po marshonte në protestë, ndodhet ende në spitalin e Traumës dhe më pas do të shoqërohet në ambientet e paraburgimit sepse ndaj tij është firmosur urdhërarresti.

Por nga raportimet e fundit rezulton se ish kryeministri Sali Berisha, nuk është personi i parë që merr plagë në fytyrë nga grushti i Gerti Shehut.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

5 vite më parë , më konkretisht në gusht të vitit 2017, Shehu, në atë kohë 26 vjeç, ka goditur duke i shkaktuar dëmtime të shumta shtetasit Përparim Vladi, i cili punonte si roje në një palestër, në zonën e Liqenit Artificial.

Referuar vendimit të siguruar nga Faxnews, sherri mes këtyre dy personave ka nisur për një telekomandë televizori. I riu e kishte marrë pultin pa leje, ndërsa Vladi, pasi mori vesh se kush e kishte marrë i ka kërkuar Shehut, që të largohej nga aty e mos të dukej më në palestrën ku ai ishte i punësuar.

Siç duket reagimi i Vladit, nuk i pëlqeu Shehut, e për këtë e ka qëlluar rojen me grushte në fytyrë dhe tullë në kokë, duke i shkaktuar dëmtime dhe hematoma të rënda.

Pas kallëzimit në komisariatin nr 1, të shtetasit Përparim Vladi, institucioni i akuzës nisi hetimet dhe nga verifikimet e kryera doli në përfundim se rojës së palestrës, pas dëmtimeve e tij u klasifikuan në kategorinë që i kanë shkaktuar humbje të aftësisë për mbi 9 ditë.

Për këtë ngjarje prokuroria e akuzoi Shehun për akuzën e plagosjes së lehtë me dashje. Në dhjetor të vitit 2017, Gjykata e Tiranës, shpalli fajtor Shehun duke e dënuar atë me 2 milion lekë të vjetra gjobë.

5 vite nga ajo ngjarje 31-vjeçari do përballet sërish me drejtësinë, ku këtë herë ai do përballet me akuzat e “plagosjes me dashje” dhe goditje për shkak të detyrës”.

Scroll to Top