Detaje/ Zbulohet identiteti i shqiptarit që u rrëmbye në Angli, një vajzë mes pengmarrësve

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Tvklan.al ka mundur të mësojë të tjera detaje lidhur me pengmarrjen e 30-vjeçarit shqiptar në Angli. Ai është Nertil Buzi nga Fieri.

Mësohet se 30-vjeçari Nertil Buzi ishte marrë peng nga 7 shqiptarë të tjerë në Angli. Prej 4 vitesh, 30-vjeçari jetonte në Britani të Madhe.

Alarmin për pëngmarrjen e tij e ka dhënë vëllai i Nertil B. Ai denoncoi në polici dhe kërkoi ndihmën e autoriteteve.

Më pas Policia Shqiptare njoftoi homologët në Angli dhe u zhvillua operacioni për lokalizimin e Nertil B., duke bërë të mundur shpëtimin e tij.

Policia angleze arrestoi 7 persona për këtë ngjarje, të gjithë shqiptarë. Sipas informacioneve që Tvklan.al disponon, një nga pengamarrësit e arrestuar është një vajzë.

Autorët kërkonin 400 mijë Paund për të liruar 30-vjeçarin Nertil B. Autoritetet angleze dhe ato shqiptare dyshojnë se shkak i pengmarrjes mund të jetë prishja e pazareve. /tvklan.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *