Detajet/ Laboratori i drogës brenda banesës, 2 kolumbianët kishin ardhur vetë për “mallin”, kokaina po ngarkohet me kamion

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Detaje të reja janë bërë me dije nga laboratori i drogës që u zbulua në Fier pas një operacioni të DEA-s amerikane, Policisë shqiptare dhe asaj malazeze.

Siç duket edhe nga pamjet e shkëputura nga fshati Fratar, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur kamionë që do të marrin thasët që pretendohet se ishin të mbushur me pleh kimik dhe me kokainë.

Pasi të ngarkohet, droga do të sillet në Tiranë për t’u vlerësuar. Droga përpunohej nga dy kolumbianë, që si ambient pune kishin banesën e ish-kryekomunarit Viktor Çervanakut, i cili aktualisht punon si drejtor në Bashkinë e Tiranës.

Deri më tani, nga operacioni janë zbuluar një sasi prej 400 kg pleh kimik të përzier me kokainë që kishte ardhur nga Kolumbia.

Ngarkesa ishte sjellë prej kohësh, por SPAK dhe partnerët kishin 3 muaj që i vëzhgonin, madje të angazhuar kanë qenë jo pak por 60 oficerë të Policisë së Shtetit.

Edhe pse nuk ka emra, mendohet se deri më tani në pranga kanë përfunduar të gjithë hallkat e zinxhirit, duke nisur nga: porositës, pritë, etj.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *