Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Detaje të reja nga vdekja e Hektor Psathas, 44-vjeçari që ndërroi jetë sot si pasojë e një aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, kur makina me të cilën po udhëtonte doli nga rruga.
Ironia e fatit është se viktima do të festonte sot ditëlindjen. Mediat shkruajnë se Hektor Psatha ka qenë emër i njohur për policinë, pasi në të kaluarën ka qenë arrestuar për drogë dhe prostitucion.
Ai ka dalë nga burgu rreth dy vjet më parë, psatha ka qenë portier i skuadrës Teuta për minifutboll.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, një automjeti me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.