Kur kanë kaluar 5 muaj nga dënimi me burg, Saimir Tahiri është i pakënaqur me kushtet e burgut të Fierit.
Ish-ministri i Brendshëm ka ankesa me kushtet që ka vendosur https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrata e burgjeve për të dënuarit si dhe për rregullat që duhet të ndjekin familjarët që vizitojnë të afërmit e tyre që mbahen të izoluar.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Mësohet se, Tahiri ka pasur konflikt me drejtorin e burgut Arjan Hasani. Një nga mosmarrëveshjet ka qenë tregtimi i ujit brenda ambienteve të burgut.
Sipas rregullores së burgut, të dënuarit nuk duhet të furnizohen me ujë nga familjarët. Pas këtyre përplasjeve, Tahiri i ka kërkuar drejtorit transferimin në një tjetër institucion të vuajtjes së dënimit.
Mësohet se ish-ministri është transferuar në Lushnje.
Pak kohë më parë ish-ministri i kërkoi Gjykatës së lartë të pezullonte dënimin me burg pasi i rrezikohej jeta në qeli persona të tjerë të dënuar.
Tahiri qëndron i izoluar prej datës katër shkurt, ditë në të cilën u dha vendimi me 3 vite e 4 muaj burg nga gjykata e Apelit të Posaçëm.
Ai u dënua me 5 vite heqje lirie, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi ulje dënimi, duke u dënuar përfundimisht me 3.4 vite burg.
Tre ditë pas vendimit, Tahiri la ambientet e paraburgimit 313 për tu transferuar në Fier, por pas gati 6 muajsh në këtë institucion, ish ministri i Bredshëm, ka kërkuar transferimin dhe do të jetë drejtoria e përgjithshme e burgjeve që do të vendosë./jetoilumtu.al/