JiL.al - Jeto i Lumtur

Dhunimi i së moshuarës në Pejë, Aurona Pelaj kërkoi vet të filmohej e gjithë skena

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me publikimin e videos ku infermierja Aurona Pelaj dhunonte 70-vjeçaren Minire Nura në qendrën e të moshuarve në Pejë.

Sipas Prokurorisë Themelore të Pejës, gjatë dhënies së masës së sigursë ndaj 3 punonjëseve të përfshira, si arsyetim është thënë se i gjithë akti i shëmtuar ishte planifikuar paraprakisht.

Dyshohet se Aurona Pelaj, kishte rënë dakord me dy koleget e saj, Altinën dhe Remzien, që me anë të forcës të vinin nën kontroll të moshuarën e cila ishte strehuar prej kohësh në shtëpinë e Kujdesit ‘Orenda’.

Gjithë ngjarjen e planifikuar, Pelaj kërkoi që ta kenë të dokumentuar edhe më anë të incizimeve përmes telefonit, detyrë me të cilën u ngarkua infermierja tjetër, Remzija.

Sipas Prokurorisë, edhe pse të dyshuarat e kanë ditur gjendjen e rënduar shëndetësore të të moshuarës, nuk kanë hezituar që ndaj saj të përdorin forcë. Siç u pa dhe nga pamjet e publikuara Aurona, teksa xhirohej nga Remzija, ka kapur prej dore viktimën dhe i gjuan me shuplaka dhe gjunë në bark.

Remzija në Gjykatë ka mohuar të ketë qenë ajo që ka qeshur me veprimet e koleges të saj, duke thënë se të qeshurat që dëgjohen në sfond, ishin të Altinës dhe të infermieres tjetër, Giltiana Nezirit.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën “Orenda” në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Minire Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj.

Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve./gazeta ekspres

Scroll to Top