Dhunohet për shkak të detyrës gazetari Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij, policia shpall në kërkim dy persona

Jil
Jil
1 Min Read

Blutë e Lezhës sqarojnë se ngjarja ka ndodhur sot (25 janar) rreth orës 16:40, ku dy personat i kanë dalë përpara gazetarit dhe e kanë dhunuar. Në këto momente ka ndërhyrë edhe bashkëshortja e tij, e cila edhe ajo është dhunuar fizikisht.

Nderkohe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Njoftimi i policise

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Goditen për shkak të detyrës një gazetar, shpallen në kërkim autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati.

Këta shtetas, rreth orës 16:40, në qytet Lezhë, i kanë dalë përpara shtetasit E.H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij shtetasen B. H., e cila në ato momente ka ndërhyrë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se, këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre

panorama

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *