Dhunuan 3 të mitur në Cërrik, policia arreston 3 agresorët

Jil
Jil
2 Min Read

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Cërikut pasi dhunuan 3 të mitur. Burime zyrtare nga policia bënë me pas hekurave ranë shtetasit me inicialet K. Xh., 22 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe G. Sh., 21 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit K. Xh., 22 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe G. Sh., 21 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi këta shtetas kanë goditur me grushte, 3 shtetas të mitur, 15 dhe 16 vjeç.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, policia ka dhënë informacione dhe për ngjarjen në Komisariatin e Policisë Elbasan, ku një i ri hodhi një sasi lënde djegëse.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 32, vjeç, banues në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi mbrëmjen e djeshme, në dritaren e zyrës së informacionit të Komisariatit të Policisë Elbasan, ka hedhur një sasi lënde djegëse (benzinë) dhe më pas i ka vënë flakën.

Si pasojë e përhapjes së flakëve janë shkaktuar dëme të lehta materiale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *