JiL.al - Jeto i Lumtur

Dhunuan dhe dogjën 61-vjeçarin për borxhiin, gjykata: Burg Marjeta Karajt dhe bashkëpunëtorit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gjykata e Tiranes caktoi masen “arrest me burg” ditën e sotme për 56-vjeçaren Marjeta Karaj dhe bashkëpunëtorin në krim Gazmir Ngota 39 vjeç, shoku i djalit të saj Besmir Karaj, i cili vijon të jetë ende në kërkim.

Dy të dyshuarit do të qëndrojnë në qeli në vijim të hetimeve, lidhur me ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, ku 56-vjeçarja bashkë me djalin dhe shokun e tij dhunuan dhe dogjën trupin e 61-vjeçarit Menduh Kurt-Deda.

Asokohe viktima u kontaktua nga gruaja dhe dy të rinjtë në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet, për një borxh të pashlyer nga Kurt-Deda, prej 1 milion lekësh të reja.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Dy të rinjtë e futën viktimën në makinë dhe e dhunuan në zonën e Alliasit, në prani të Marjeta Karajt.

Më tej Ngota dhe Besnik Karaj, e çuan viktimën në malin e Dajtit, e lidhën në një pemë dhe e dogjën.

Dy ditë më parë Policia e Tiranës njoftoi finalizimin e operacionit policor të koduar “Asgjë nuk harrohet”, si rezultat i të cilit u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 16.05.2017, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku u gjet një kufomë e paidentifikuar, e seksit mashkull, pjesërisht e djegur dhe pjesërisht e dekompozuar.

Pas një pune të mirëfilltë hetimore, mbështetur nga inteligjenca policore, si rezultat i hetimit me metoda speciale, https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrimit e vlerësimit në kohë të provave ligjore, si dhe bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Nr. 4 dhe Laboratorin e Policisë Shkencore, u bë i mundur identifikimi i kufomës së gjetur.

Kjo kufomë i përket shtetasit Menduh Shaban Kurt-Deda, lindur më 03.09.1956, në fshatin Sohodoll, Dibër dhe në kohën e ngjarjes, banues në Lukovë, Sarandë.

Gjithashtu, u bë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje, si dhe ndalimi i 2 prej tyre, konkretisht i shtetasve:

-Gazmir Ngota, 39 vjeç dhe Marjeta Karaj, 56 vjeçe, të dy banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi Besmir Karaj, 34 vjeç, banues në Tiranë, djali i shtetases së arrestuar Marjeta Karaj, aktualisht jashtë shtetit.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 4682/2017, të rifilluar, rezulton se të 3 këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, shtetasin Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer, e kanë marrë me forcë atë, në automjet, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Më pas, shtetasit Besmir Karaj dhe Gazmir Ngota, e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt-Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.

Ndaj të akuzuarve rëndon akuza për veprën “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim./mcn tv

Scroll to Top