“Diçka më goditi në fytyrë, m’u sul si bishë”, Aurela Gaçe rrëqeth me mesazhin

Jil
Jil
2 Min Read

Çdo familje shqiptare po përjeton dhimbjen e familjes Avdia që ditën e djeshme humbën vogelushen e tyre 7 vjeçare.

Një reagim i fortë ka ardhur dhe nga këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe, e cila i është bashkuar dhimbjes dhe i ka shprehur ngushëllime familjarëve të vajzës që u vra nga papërgjeshmëria e efektivit të policisë, Arjan Tase, i cili goditi për vdekje me skaf të miturën teksa ishte duke u larë në breg të detit.

Gaçe me shkrimin e saj ka përlotur të gjithë pasi me fjalët e saj ka përshkruar dhimbjen që Joanda ndjehu në ato momente.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“MA, ba po shkoj në breg të detit. Uji është i kristaltë. Ju premtoj se do vij shpejt. E keni parë sa i bukur është deti? Oh sa më përkëdhel fytyrën flladi i erës, guralecët më gudulisin dhe dielli më përqafon.

Ma, të dua, vij për pak. Maaa, baaa, diçka më goditi në fytyrë, mu sul si një bishë, si furtunë, a thua se kisha faj? Po unë çfarë kam bërë ma?

Shkulmi i gjakut po e heq të kristaltën e ujit, qetësia ledhatuese u godit nga britma. Ba më dhemb, më dhemb. Po shoh dritë, nuk dëgjoj më asnjë zë, drita u shua, dhe dhimbja, ma nuk të shoh më, as ty ba.

Nuk e kam më dorën njgitur me tënden. Unë nuk jam më, po ç’faj pata?”, shkruan ajo.…jetoilumtu.al/

 

 

 

 

 

burimi lajmifundit.al/

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *