Vrau me armë të riun nga Kukësi dhe plagosi shokun e tij, Gjykata jep vendimin për biznesmenin Dibran Hoxhajn

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Dibran Hoxhajn, të njohur si “Kobra”, i cili dyshohet për vrasjen e të riut nga Kuksi dhe plagosjen e mikut të tij.

Në komunikatën e Gjykatës thuhet se Hoxha dyshohet për tri vepra penale: “Vrasje e rëndë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Manipulim me prova”.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“D. H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: vrasje e rëndë nga neni 173 parag. 1 nënparag. 1.5, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1, dhe manipulimi me prova nga neni 389 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Scroll to Top