Ditët e nxehta marrin fund, në fundjavë nisin shirat e rrëmbyer

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive 

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ekspertët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikojnë se dita e premte pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime, kryesisht në jug të vendit.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim të vendit, të cilat në këtë zonë do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në mesditë, reshjet e shiut të karakterit lokal do të prekin edhe zonën qendrore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim ? jugilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera ? herës përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 15 deri 27°C
në zona e ulëta 15 deri 33°C
në zona bregdetare 20 deri 32°C

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *