Dj Pm flet për raportet me Einxhel Shkirën dhe Donald Veshajn: Nuk jemi takuar sepse…

Jil
Jil
4 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pajtim Krasniqi i njohur thjesht si Dj Pm ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram ku u është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të ndjekësve të tij. Sigurisht pyetjet dominuese ishin lidhur me romancën e tij me Sarah Berishën teksa nuk kanë munguar ato për raportet me ish-banorët e ‘Big Brother VIP’,

Dikush e pyet se si i ka raportet me Einxhel Shkirën e cila po pret fëmijën e parë me mikun e tij të ngushtë Dj Dagz. Përmes një videoje Pm thotë: “Me Einxhel kemi raporte shumë mira, e kam shumë shoqe dhe është një nga banoret me të cilat kam folur më shumë gjatë ‘Big Brother VIP’. Kemi patur mendime të njëjta, e respektoj shumë dhe i uroj shtatzëni të mbarë.”

Teksa ka ripostuar videon e tij në llogarinë e saj në Instagram moderatorja me humor shkruan: “Gënjen, çfarë t’i bëj Dagz se të kisha nominuar. Por besoj se kur ia putha shokun bëmë paqe.” Ndërkohë Dj ia kthen: “Rëndësi ka që kemi patur gjithmonë paqe se e kam ditur që të pëlqen prej fillimit.” Ai po ashtu rrëfeu se kur mësoi mbi shtatzëninë e Einxhel fillimisht ishte shtangur sepse nuk e kishte besuar, por më pas ishte lumturuar shumë.

Nga ana tjetër, Donald Veshaj është një tjetër banor me të cilin PM ka qenë shumë i lidhur. Megjithatë prej kohësh dyshja nuk janë shfaqur bashkë dhe ndjekësit kanë krijuar aludime mbi raportet e tyre. Gjithsesi ata kanë ende një raport të ngushtë. Madje PM ka zbuluar se do jetë i ftuar në sezonin tjetër të ‘Më lër të flas’.

“Kemi raporte shumë të mira. Nuk jemi takuar sepse ka qenë sezon i ngjeshur veror me angazhime të shumta, vetëm kur kemi rastisur në koncerte të njëjta. Por jam shumë i lumtur se do jem i ftuar në sezonin tjetër të emisionit të tij.”-tregoi PM.

I pyetur  se përse nuk publikon foto me blogeren dhe t’i tregojë botës se e don shumë. “Përse nuk nxjerr foto me Sarën për t’i treguar botës sa e do”- shkroi ndjekësi, ndërsa Pajtimi nuk ka nguruar të japë përgjigjen e ëmbël: “E di ajo se unë e dua pa foto fare, kështu që nuk ka nevojë për të publikuar foto që t’i tregoj sa e dua sepse ajo e din sa e dua unë”.

Fansat e çiftit mezi presin që ata ta kurorëzojnë dashurinë e tyre dhe janë kuriozë të dinë nëse do të ketë ndonjë propozim nga ana e Pajtimit.

“Ndonjë propozim për Sarën a do të ketë së shpejti PM? Se mezi po e presim”- e pyet një ndjekës ndërsa Dj është përgjigjur duke bërë shaka: “Po do të ketë, madje për të mos gënjyer, i kam propozuar: A do ia ndrojmë vendin televizorit. Nuk e di shikojmë me kohën”..jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *