JiL.al - Jeto i Lumtur

Djalin ia vranë teksa rregullonte kondicionerët, i ati merr vendimin drastik

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Tjetër tragjedi në familjen Çelaj në fshatin ‘Ngracan’ të Mallakastrës. 63-vjeçari Batjan Çelaj i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë. Ngjarja u raportua nga policia ditën e sotme, nga ku edhe janë mësuar edhe detaje të tjera.

Batjan Çelaj, është babai i Indrit Çelajt, tekniku i kondicionierëve që u vra nga vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi në 22 gusht të vitit 2019 në Tiranë pas një konflikti për rrjedhjen e ujit nga tubi i kondicionierit. 26-vjeçari kishte shkuar te biznesi i Bujar Kusit, babait të dy vëllezërve për të punuar, por pas një sherri, Griseldo e qëlloi me armë zjarri në kokë, duke i marrë edhe jetën.

Pas vrasjes, i ati i të riut që u vra doli në një deklaratë për mediat, nga ku edhe kërkoi drejtësi për të birin që iu vra duke punuar.

“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit. Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi. E kam marrë vesh nga gazetat .

Cuni është vrarë ne 11 paradite unë e mora vesh në orën 7 në darkë se i kishin marrë edhe dokumentat. Cunin e kishte marrë policia. Djali ishte në punë , punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken.

Montonte kondicionerët. Asnjë konflikt nuk ka pasur djali , ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm. Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re.

Në fillim të shtatorit do bënim bufenë. Kur vajta në spital vetëm kam mbajtur veten . Sikur të kisha fuqi nuk dija se ca mund të bëja. Ku do kërkoj drejtësi, kush ma zgjidh mua…,”- shprehej ai.

Por mesa duket nuk e ka përballuar ngjarjen e rëndë me të birin dhe ka zgjedhur që t’i japë fund jetës.

Scroll to Top