JiL.al - Jeto i Lumtur

“Djalin na e kanë rrëmbyer dhe vrarë”, ja si Gazmir Ngota inskenoi zhdukjen e tij për 3 muaj nga frika e arrestimit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Implikimi në vrasjen e e Menduh Kurt Dedës, dhe frika e një arrestimi të mundshëm ka bërë që Gazmir Ngota, të inskenojë zhdukjen e tij, për një periudhë tre mujore.

Pavarësisht se Ngota, shfaqet në dëshminë e tij si një njeri i penduar dhe që herë pas herë ishte matur të dorëzohej në polici, prej muajit gusht ai ka vënë në jetë një plan për t’ju shmangur ndjekjes penale me qëllim për ti shpëtuar arrestimit.

Në dokumentat e siguruara nga Ora News flitet për një material hetimor që tregon zhdukjen pa adresë të Gazmir Ngotës.

Denoncimi i tij është bërë nga familjarët, të cilët kanë pretenduar në polici se njeriu i afërm, kishte humbur kontaktet. Ata kanë pretenduar se djali i tyre, mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë.

Materiali kallëzues është çuar për vlerësim në prokurorinë e Tiranës, për “largimi nga banesa”. Por në 11 nëntor, prokurorja e çështjes, Elfrida Bregova, ka vendosur të mosfillojë hetimet për këtë rast.

Gazmir Ngota dhe Marjeta Karaj sëbashku me djalin e saj Besmir Karaj, u tradhtuan nga dëshmia e shoferit të shoqatës Faik Stojna. Ai ishte në dijeni të vrasjes së Menduh Kurt Dedës, pasi këtë ngjarje të rëndë sipas tij ja kishte treguar vetë Marjeta dhe Besmir Karaj.

Rrëfimi i Stojnës, para policisë erdhi vetëm pas hyrjes në konflikt me nënë e bir, të cilët e kanë kërcënuar se ai do përfundonte njësoj si Menduh Kurt Deda.

Në dijeni të dëshmisë së Faik Stojnës, është vënë dhe Gazmir Ngota, i cili ka dalë nga roli i inskenimit të “zhdukjes” dhe është paraqitur në ambjentet e policisë së Tiranës, duke treguar të gjithë dinamikën e vrasjes së 61-vjeçarit.

Ngota ka shfaqur pendesë për krimin ndërsa bashkë me të në pranga, ra dhe Marjeta Karaj. Djali i saj, Besmir Karaj, është shpallur në kërkim, ndërkohë që nga nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se në fund të muajit nëntor, ai është larguar në drejtim të Italisë, duke mos u kthyer më në Shqipëri.

Shkak i vrasjes së 61-vjeçarit, është bërë një shumë financiare prej 10 milion lekë të vjetra, që Kurt Deda ja kishte borxh, Marjeta Karajt./oranews

Scroll to Top