
Jo vetëm te produktet shqiptare mund të konstatohen problematika, por edhe tek ushqime të prodhuara në shtete që kanë një siguri të lartë ushqimore, siç është Franca. Një bakter tejet i rrezikshëm është zbuluar në djathin e butë francez “Französischer Weichkäse”, i cili prodhohet nga qumësht i pasterizuar.
Alarmin për praninë e bakterit “Listeria Monocytogenes” në djathë e kanë konfirmuar autoritetet gjermane pas analizave te kryera. Bakteri Listeria është shumë i rrezikshëm për gratë shtatzëna, foshnjat , të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar, pasi mund të shkaktojë infeksion në gjak, infeksion në tru dhe të palcës kurrizore.
Ndërsa simptomat tek personat e shëndetshëm janë: ethe, dhimbje muskujsh, lodhje e përgjithshme dhe diarre. Ky institucion na bën me dije se pas njoftimit të marrë nga autoritetet gjermane kanë dalë në terren për të bërë bllokimin e produktit dhe asgjësimin e tij. Inspektoret e AKU nuk kanë mundur të bllokojnë produktin, sepse e gjithë sasia e importuar në vendin tonë ka rezultuar e shitur.