“Do e çoja në mal dhe do e torturoja”, AMA merr masa ndaj Top Channel për deklaratat në Big Brother Vip

Jil
Jil
2 Min Read

Edhe pse është emisioni më i ndjekur në Shqipëri, duket se aty po tejkalohet cdo etikë televizive nga banorët.

Bëhet fjalë për gjuhën e ashpër dhe dhunën fizike që kanë ndodhur brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri, Big Brother Albania.

Rasti më i fundit, ishte ai ditës së sotme, ku aktori i njohur, tashmë konkurrent i Big Brother Albania, Amos Zaharia, ka shprehur versionin e tij sesi do ta dënonte Luis Ejllin..

Kristi: Çfarë do t’i bëje? Do ta vrisje?

Amos: Jo, nuk do ta vrisja. E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës…

Burime për Vip-magazine.al kanë bërë me dije se lidhur me këtë situatë, ka reaguar AMA, Autoriteti i Mediave Audiovizive, e cila i ka tërhequr vëmendje Top Channel për gjuhën e përdorur nga banorët e Big Brother Vip.

Vip-magazine.al mëson se tërheqja e vëmendjes ka ardhur pas episodit të Amos-it, pasi është e ndaluar që në televizione të transmetohen emisione që nxisin ose justifikojnë dhunën.

Lidhur me deklaratën e Amos-it, kanë reaguar edhe personazhe të njohur publik, të cilët janë shprehur kundër kësaj gjuhe.

I vetmi që nuk ka reaguar për këtë situatë, ka qenë Top Channel./vipmagazine

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *