JiL.al - Jeto i Lumtur

Do e sillte në Shqipëri/ 21-vjeçari shqiptar rrëmben ish të dashurën 19-vjeç, e mori zvarrë dhe e futi në makinë në sy të…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Osnabrück të Gjermanisë, ku një 21-vjeçar shqiptar ka rrëmbyer ish të dashurën e tij 19 vjeçe.

Mediat gjermane raportojnë se në mes të ditës i riu e ka tërhequr zvarrë vajzën nga rruga dhe e ka futur në makinë për t’u larguar më pas me shpejtësi.

Kanë qenë miqtë e 19-vjeçares që panë të gjithë skenën dhe telefonuan menjëherë të tmerruar policinë, duke rrëfyer se djali do të dërgojë të rena në Shqipëri.

Më shumë se 20 forca policie po bëjnë gjithçka për gjetjen e 19-vjeçares. Zyra e prokurorit publik në Osnabrück gjithashtu ndërhyri dhe mori një përgjim telefonik të 21-vjeçarit për ta paraqitur në gjykatën e qarkut.

Gjithashtu, një gjyqtar lëshoi një urdhër arresti ndaj 21-vjeçarit, i cili nuk ka vendbanim të përhershëm në Gjermani.

“Janë vizituar dhe marrë në pyetje dëshmitarët, të afërmit dhe personat e afërt dhe të kontaktuar nga i dyshuari dhe viktima”, tha policia e Osnabrück.

Ndërkohë, të shtunën vonë pasdite, 19-vjeçarja ka telefonuar nga Holanda dhe i tregoi një dëshmitari se do të ktheheshin në Osnabrück.

Por, në mbrëmje, efektivët gjetën mjetin që po kërkonin dhe arritën të arrestonin 21-vjeçarin, i cili ka heshtur gjatë kohës që është tentuar t’i merret dëshmia për ngjarjen.

19-vjeçarja ndodhej gjithashtu në makinë dhe sipas policisë ajo nuk kishte dëmtime fizike ose shenja dhune.

Ish i dashuri i saj akuzohet për heqje lirie, shtrëngim, lëndim të thjeshtë trupor dhe dyshohet se ka drejtuar mjetin pa patentë. 21-vjeçari u la i lirë por mbetet në hetim dhe i është ndaluar nga policia që të kontaktojë sërish me ish të dashurën.

“Nuk kishte më arsye për ndalim, 21-vjeçari u lirua nga masat policore”, tha policia e Osnabrück-.jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top