“Do ketë lufte ”/ Alfred Ceko lëshon tjeter parashikim: Si në Ukrainë, edhe në Kosovë është e orkestruar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Studiuesi Alfred Ceko ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero”, ku ka folur për situatën aktuale në Kosovë dhe tensionet me Serbinë.

Sipas Cekos, nëse shkëmbimi i territoreve mes dy vendeve nuk kryhet në paqe, sigurisht që do të ketë luftë. Ai ka ngritur dhe akuza të forta, teksa tha se lufta në Ukrainë edhe ajo në Kosovë është e organizuar.

“Nëse shkëmbimet e territoreve nuk bëhen në mënyrë paqësore do të ketë luftë, Edhe lufta në Ukrainë edhe në Kosovë janë organizuar më përpara dhe tashmë po kryhen rolet që janë ndarë.

Ukraina do ndahet, e kam thënë më parë, Rusia do marrë pjesën veriore dhe jugore. Debati është a do merret Odesa.

Edhe lufta në Kosovë është e orkestruar. Do ketë destabilizim në Bosnjë. Do ketë ndarje të Sanxhakur nga Serbia. Dhe nëpërmjet Sanxhakut do bashkohet me Kosovën.

Do krijohet një konfederatë ballkanike, e cila mund të quhet Latinia, për shkak të germave latine që përdorin myslimanët në Ballkan. Dardania do bashkohet me Shqipërinë.”- tha Ceko./tch

Scroll to Top