Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një 35-vjeçar shqiptar, i cili akuzohej se kishte rrahur partneren e tij jashtë një lokali, mendoi se ia kishte hedhur paq, pasi gruaja ka dëshmuar se nuk donte që partneri të ndiqet penalisht. Por sërish do përballet me drejtësinë.
Ngjarja tronditi një lagje të tërë, ndërsa paraprakisht u raportua se shqiptari dhe gruaja kishin pirë aq shumë saqë nuk mbanin mend asgjë.
Episodi mes 35-vjeçarit dhe partneres së tij të re, të dy të paidentifikuar me emra, ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, pak metra larg një lokali në zonë.
Sipas raportimeve, gruaja ka shkuar në lokal me partnerin e saj dhe një shoqe, më pas kanë debatuar dhe pikërisht aty nisi dhuna fizike. Fatmirësisht për gruan, një çift po kalonte pranë zonës ku edhe ndodhi ngjarja.
Burri e ndoqi sulmuesin nga pas dhe e kapi, ndërsa gruaja ka qëndruar me të plagosurën derisa ka mbërritur ambulanca.
Megjithatë edhe pse u fal njëherë, shqiptari duket se vazhdon dhe kryen sjellje abuzive, siç duket edhe nga aktakuza e ngritur nga Gjykata Penale Treanëtare e Volos.
I akuzuari sot e martë është ulur sërish në bankën e të akuzuarve, ndërsa në aktakuzë renditen katër vepra penale. “Do të ****, do të marr fëmijën,”-mësohet se i ka thënë ai partneres teksa e rrihte.
Por edhe pse ajo e fali, sërish shqiptari do të përballet me drejtësinë. Një muaj më parë, 26-vjeçarja ishte zhvendosur në një vend të sigurt, larg shtëpisë. Madje ishte ankuar për dhunë edhe në media: ‘Mos e besoni, së shpejti do raportoni për mua, do të më vrasë’./Protothema
BURIMI https://lajmifundit.al/category/aktualitet