JiL.al - Jeto i Lumtur

“Do të paguani që…”/ Si u arrestua “Arturi”, qëlloi me plumb në kokë shqiptarin për para, do i vinte flakën vetes

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dalin pamjet nga arrestimi i Artur Haxhiut, shqiptari që qëlloi me plumb në kokë bashkëkombasin e tij, i cili po lufton për jetën. Policia italiane e gjeti shqiptarin, pasi ai ishte gati që të kthehej nga Bibione. 

“Po telefonoj nga autobusi që shkon në Bibione, në bord është Artur, shqiptari që kërkon”,i tha policisë një prej pasagjerëve të autobusit.

Për hetuesit e Armës nuk kishte kohë për të humbur dhe u nisën për të kapur shënjestrën e tyre.

Pikërisht këtu ushtarët e Radiomobile të Latisanës, me rroba civile, gjurmuan autobusin e ndaluar pranë pastiçerisë Tiffany në via Marango dhe iu afruan shënjestrës së tyre.

 

“Do të paguani që nuk më lanë të vdes,”-tha Artur Haxhiu në momentin që karabinierët i lagën fytyrën me ujë. Ndërsa mediat italiane kanë publikuar edhe momentin e tij të prangosjes, ku shqiptari dukej i shtrirë në tokë.

55-vjeçari është përgjegjës për një të shtënë me armë zjarri në zonën e Piranos, ku dy mbetën të plagosur, njëri prej tyre ka marrë plumb në kokë dhe është në gjendje kritike për jetën.

Shkak i sherrit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje për arsye parash të lidhura me punën, pasi viktima dhe agresori ishin në fakt kolegë.

Scroll to Top