Dogji 4 makinat e fqinjëve, e pëson keq shqiptari në Itali

Jil
Jil
1 Min Read

Për djegien e katër makinave, Alban Ajazi, 36-vjeçari me origjinë shqiptare është dënuar me tre vjet e dy muaj burg.  Një raport psikiatrik e shpalli atë pjesërisht të paaftë për të kuptuar. Fakti daton në shtatorin e kaluar, kur burri u arrestua.

Në atë kohë, Ajazi ishte në arrest shtëpie, i akuzuar për një sërë episodesh që ndodhën atë verë: në dritaret e farmacisë Angelini ishin shfaqur shkrime fyese, ishte dëmtuar një makinë, kishte pasur sherr në lokalin Infinity dhe në dyqane.

Shqiptari ishte thirrur të përgjigjej për ato fakte dhe kishte thënë se kishte vepruar në emër të një klani të krimit të organizuar.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kjo u duk menjëherë si një simptomë e një gjendje jo optimale të shëndetit mendor dhe burri ishte vendosur në arrest shtëpiak.

Por në agimin e 16 shtatorit ai shkoi në Piazza San Martini dhe do t’i vinte zjarrin katër makinave.  Ditën e djeshme në gjykatën në Macerata shqiptari u gjykua, në një seancë paraprake. Për të prokurorja kërkoi dënimin me tre vjet e gjysmë burgim.”…jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *