“Doja ta trembja”/ 25 vjeçari leu me benzinë 16 vjeçaren, me shokë del para gjykatës

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kanë dalë sot para trupit gjykues për të marrë masën e sigurisë tre të rinjtë që pak ditë më parë rrahën, futën në bagazhin e makinës dhe tentuan të djegin me benzinë një 16-vjeçare në Tiranë.

Fillimisht u arrestua 25-vjeçari Ardit Çela, i cili pretendonte se kishte lidhje dashurie me të miturën.

Bashkë me dy shokët e tij, Enea Hoxhën dhe një 17-vjeçar, rezulton sipas policisë së ata kanë rrahur fillimisht vajzën pranë një pallati në kryeqytet dhe më pas e kanë futur në bagazhin e makinës duke tentuar djegien e saj me benzinë.

Ardit Çela dhe dy shokët e tij kanë mohuar që kanë tentuar ta djegin por kanë dashur ta trembnin.

Për fat të mirë plani i tyre nuk ka shkuar siç duhej dhe e mitura ka shpëtuar. Pritet që gjykata të japë sot masën e sigurisë për të tre ata.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e sotme, sipas të cilit, dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, 3 shtetas (dy prej të cilëve të arrestuar në flagrancë) kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje, si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë), ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë të mundur arrestimin e shtetasit A. Ç., 25 vjeç. Strukturat e Policisë vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 Burimi https://lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *