Donald Veshaj prej muajsh tanimë është një nga emrat më të përfolur në media dhe portale që pas përfundimit të ‘BBV’
.
Shumë është spekuluar mbi jetën e tij private pasi me veprimet dhe historitë e tij ka ngjallur kuriozitetin e publikut.
Së fundmi, aktori ka nisur dhe emisionin e tij më të ri në Top Channel, ‘Më lër të flas’ së bashku me vëllain e tij Romeon. Dhe në muzikë gjithashtu, Donaldi ka qenë shumë aktiv me prodhime të reja muzikore.
Tashmë u bë pak kohë që kur Bora dhe Donaldi e kanë pranuar bashkimin e tyre publikisht dhe dihet se vazhdimisht postojnë fotot dhe video të njëri-tjetrit në rrjete sociale.
Para pak ditësh në emisionin “Shqipëria Live” u diskutua në lidhje me parashiket se kush do të ishte fituesi i spektaklit “Dancing With The Stars” dhe gjithashtu në atë emision u tha edhe që prezantuesja, Bora Zemani, është shtatzënë me partnerin, Donald Veshaj dhe janë në pritje të një djali.
Kjo u përmend edhe gjatë mbrëmjes së sotme dhe madje mori një koment nga vetë Bora./top albania Radioc