Nga thellësia e Tokës, e zhytur në re, ngrihet një dorë gjigande që duket sikur i kerkon ndihmë qiellit me yje.
Ndodhemi në shkretëtirën e Atakamës, në Kili, 75 kilometra larg qytetit të Antofagastrës, poshtë një zone qiellore më të errët që mund të observohet në planetin tonë. Për atë që mund të kalojë kendej, nëpër këto vende të izoluara, ku rritja e ç’do forme të jetës është e pamundur, ky objekt duket një MIRAZH, por në realitet është një vepër e skulptorit Mario Irarrázabal, realizuar në 1992.
“Dora e shkretetirës” është lidhja e njeriut me Universin, siç e ka quajtur vetë autori.
Foto: Yuri Beletsky Nightscapes
Jeto I Lumtur