Dosja “Gërdeci”/ SPAK letërporosi në SHBA, kërkon marrjen në pyetje të Efraim Diverolit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Edhe pse Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të heqe pëngesën për të gjykuar ish Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për çështjen Gërdeci, SPAK ende nuk e ka dërguar dosjen për shqyrtim.

Mësohet se prokuroria e Posaçme është duke pritur letër-porosinë e dërguar në SHBA ku ka kërkuar marrjen në pyeje të Efraim Diverolit një emër ky i përmendur për kontratën me Ministrinë e shqiptare të Mbrojtjes.

SPAK duket se ka vendosur të mos e dërgojë në gjykatë dosjen ndaj ish-ministrit pa dëshminë dhe materialet e ardhura nga SHBA.

Diveroli bleu nga Ministria jonë e Mbrojtjes miliona dollarë municione kineze dhe i shiti në Afganistan sikur të ishin hungareze, nëpërmjet një sekseri të njohur nga të gjitha agjencitë inteligjente të botës si trafikant ilegal armësh.

Licenca e Diverolit dhe firmës së tij AYE u bllokua vetëm pak ditë pas skandalit të Gërdecit në Shqipëri dhe shkrimit të botuar në “New York Times” në lidhje me këtë çështje. Ai kishte shënuar në dokumente se municionet e kallashnikovit ishin prodhim hungarez i viteve 1965-1975, por në fakt ato ishin prodhim kinez.

Fishekët ishin blerë në Shqipëri në bazë të disa kontratave me firmën shtetërore MEICO dhe skandali ka dalë në dritë vetëm pas procesit të ripaketimit në Shqipëri.

Për të fshehur origjinën kineze të armëve, Diveroli dhe zyrtarët shqiptarë bënë një ripaketim të tyre duke i hequr nga arkat e vjetra kineze e duke i rivendosur në disa arka të reja plastike.

Procesi i ripaketimit nisi me firmën e biznesmenit shqiptar Kosta Trebicka por më pas qeveria shqiptare preferoi të fuste në veprim Henri Tomein, person i njohur si trafikant ilegal armësh, i cili rriti artificialisht çmimin e armëve nga 18 në 42 dollarë për një arkë me municione. Këto para dyshohet se janë ndarë mes zyrtarëve shqiptarë, Diverolit dhe Henri Tomeit./OraNews

Scroll to Top