Drama e shqiptarëve/ Ramës po i ikin dhe të moshuarit me gomone në Angli?! Publikohet fotoja që po “thyen” rrjetin

Jil
Jil
3 Min Read

Kur mendohej se i kishim parë të gjitha nga drama e largimit të shqiptarëve me gomone në drejtim të Britanisë së Madhe, tabloidi vendas DailyMail na ka surprizuar sot me një foto nga momenti kur azilkërkuesit zbresin nga një varkë e Marinës.

Teksa në TikTok shihen gomone të mbushura plot e përplot me djem e vajza që largohen dhe “oferta” për çmimet e kalimit ilegal, në këtë foto shihet një e moshuar, e cila me shumë mundësi mund të jetë shqiptare.

Drama e shqiptarëve/ Ramës po i ikin dhe të moshuarit me gomone

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Këtë të lë të kuptosh veshja e zonjës në fjalë, e cila mban mbi kokë një shami të bardhë dhe një fund të shoqëruar me pantallona. Kjo veshje është pjesë e traditës së folklorit shqiptar dhe kryesisht përdoret në qarqet e veriut të vendit, si Kukësi, Lezha apo Dibra.

“Look-u” është tipik i një gjysheje shqiptare, e cila mesa duket ka ndërmarrë rrugën e rrezikshme për të kaluar “La Manshin” me gomone, në mënyrë që të takohet me fëmijët apo të afërmit e saj.

Ndërkohë, në artikullin që shoqërohet me këtë foto, media angleze nënvizon se qeveria britanike po  shpenzon pothuajse 7 milionë paund në ditë për strehimin e azilkërkuesve në hotele dhe kostoja mund të vazhdojë të rritet.

Shuma totale prej 6.8 milion paund është mbi 2 milion £ më shumë sesa qeveria tha se po shpenzonte në shkurt.

Sakaq, pronarëve të shtëpive u kërkohet të pranojnë emigrantë pasi qendrat e azilit arrijnë kapacitetin dhe fatura kolektive e hoteleve arrin 2.4 miliardë paund në vit.

Kontraktori privat “Serco” u ofron qiradhënësve potencialë kostot e qirasë dhe mirëmbajtjes deri në pesë vjet, si dhe mbulon taksat dhe faturat e këshillit të qiramarrësve.

Serco ka thënë se do të marrë në konsideratë të gjitha llojet e pronave në Midlands Veri-Perëndimor dhe Lindor të Anglisë duke përfshirë pronat boshe, shtëpitë e dyta, shtëpitë e kujdesit dhe strehimoret e studentëve.

Këto lajme vijnë pasi shifrat e fundit tregojnë se Home Office arriti të përpunojë vetëm 4% të kërkesave për azil nga njerëzit që kaluan Kanalin vitin e kaluar, ndërsa një rekord prej 38,000 personash kanë mbërritur me gomone deri më tani në 2022.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *